Numri i pjesëtarëve të rinj që do t’i shtohen Policisë së Kosovës gjatë këtij viti

08 janar 2019 | 22:06

Vetëm gjatë këtij viti, Policisë së Kosovës do t’i shtohen 800 pjesëtarë të rinj policorë. Kështu ka bërë të ditur Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

“Në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm do të fillojnë trajnimin 400 kadetë të rinj në Policinë e Kosovës për tu bërë pjesë e policisë deri kah mesi i këtij viti, duke vazhduar pastaj edhe me 400 kadetë tjerë, kështu duke përmbyllur vitin me 800 pjesëtarë të rinj të policisë”, ka deklaruar Ahmeti në emisionin “Pressing”, të televizionint “T7”.

Ai ka thënë se me freskimin e policisë me gjenerata të reja, do të përmirësohet më tepër gjendja e sigurisë në vend. Ahmeti po ashtu, theksoi se tanimë Kosova ka policinë më të vjetër me moshë në rajon dhe për këtë arsye, ai e paraqiti si të nevojshme pensionimin e parakohshëm të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar delegacionin shtetëror për…