Vitia: Kam punuar në institucionin privat, nuk është gjetur asnjë konflikt interesi

14 shkurt 2023 | 12:38

Gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi të ministrit Arben Vitia, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka qenë edhe ministër i Shëndetësisë, ka përmendur faktin se Vitia para se të riemërohej ministër, ka punuar në një institucion privat, që sipas tij “nuk ka lënë shije të mirë”.

Lidhur me këtë, Vitia është shprehur se është fakt që ka punuar gjashtë muaj në institucionin privat, dhe se lënda e tij është çuar në Agjencinë Antikorrupsion, duke theksuar se është njoftuar që nuk kanë gjetur asnjë konflikt interesi në lidhje me pozicionin e tij në atë institucion privat.

“Madje për disa persona të papërgjegjshëm që kanë shpifur edhe që unë jam pronar i atij institucioni, unë jam duke përgatitur kallëzime penale, meqë me qëllim kanë shpifur për ta goditur figurën time publike”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbim tërësisht i ri transmetimi premium në Shqipëri, Çeki, Hungari,…