Vitia mohon të mos ketë nënshkruar kontratë me Pfizer dhe BioNtech

16 prill 2021 | 21:02

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e thirrur për media ka thënë se lajmi i publikuar nga Gazeta Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq.

Bëhet fjalë për një hulumtim të bërë nga Insajderi ku thuhet se ministri Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

“Temë e cila u provokua nga një lajm i pavërtetë, i cili po të mos ishte i dëmshëm ndoshta do të reagonim edhe të hënën apo nuk do të reagonim fare”.

“Më lejoni të jem i shkurtë dhe i qartë, lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë i dëmshëm dhe dashakeq”.

“Këto të dhëna janë konfidenciale, ata që rrjedhin të dhëna konfidenciale duhet të kuptojnë që dëmtojnë procese. Procesi i sigurimit të sigurimit të vaksinave nuk është lojë. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave, ke rrezikuar shëndetin e qytetarit. Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të mbrojë këtë proces kaq delikat”, ka deklaruar Vitia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një…