Vitia për herë të parë bëhet me semaforë

08 prill 2021 | 11:55

Komuna e Vitisë shumë shpejtë do të bëhet për herë të parë me semafor.

Këtë e bërë me dije kryetari i kësaj komune Sokol Haliti, në një intervistë për Sytë 7 në Klan Kosova.

Haliti me këtë rast tha se Komuna e Vitisë po kompletohet në aspektin e infrastrukturës.

“Po, është për hërë të parë. Është realizim i planit të mobilitetit. Ne vitin e kaluar e kemi bërë sheshin në mesin e qytetit, me grantin e performances që e kemi përfituar. Sipas planit të mobilitetit tani e kemi edhe aspektin e sinjalistikes. Do të jenë edhe semaforët, në një pikë noralgjike, ku me të vërtetë kemi pasur defekte”.

Ai foli edhe për projektet që pritet të përfundojnë deri në fund të mandatit.

“Prandaj kanë filluar punimet dhe shumë shpejtë do t’i kemi. Po kompletohemi. Do të jemi me semaforë, me shesh, me muze. Kemi bërë vendimin për teatër. Do të jetë edhe me stadium Vitia shumë shpejtë . Është gati. Do të përurohet shumë shpejtë. Do ta kemi edhe çerdhen e dytë. E kemi gati me bashkëfinancim edhe ambulanten e dytë në fshatin Tërpezë. Do ta kemi edhe ndërtesën e re të Zjarrfikësve”, ka thënë Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ka bërë me…