Haki Rugova nuk paraqitet në gjykatë, thotë se është infektuar me Covid

08 prill 2021 | 11:55

Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ka bërë me dije se është infektuar me koronavirus.

Ai ka treguar se kjo ka qenë arsyeja që nuk ka mundur të paraqitet në seancën gjyqësor, ku akuzohet për konflikt të interesit.

“Jam në shtëpi sepse jam me Covid. Qe shtatë ditë jam infektuar, në 3-4 ditët e para gjendjen e kam pasur më të rëndë, tani jam duke u përmirësuar”, ka deklaruar Rugova për “Express”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Qendrën Kryesore…