Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor në Junik

08 prill 2021 | 11:52

Sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Junikut.

Sipas një njoftimi për media nga kjo komunë, QKMF-ja në Junik ka bërë të gjitha përgatitjet si për nga ambienti i vaksinimit po ashtu edhe për nga stafi sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

“Nga sot do vaksinohet personeli shëndetësor për të vazhduar me vaksinimin e qytetarëve sipas Planit Nacional të Vaksinimit, duke filluar me grupmoshën mbi 85 vjeç e për të vazhduar tutje me grupmoshat e tjera sipas listave të vaksinimit, ndaj luten qytetarët e moshave 80-85 vjeç të lajmërohen tek shërbimi i vaksinimit në QKMF Junik për të verifikuar emrat e tyre në listën e vaksinimit”, ka njoftuar Komuna e Junikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot…