Sveçla takon Ragmi Mustafën, flasin për nevojat e shqiptarëve të Luginës

08 prill 2021 | 11:44

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim, Ragmi Mustafën, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Mustafa ka uruar ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, si dhe shprehu vullnetin për forcimin e  bashkëpunimit  dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre.

Sipas njoftimit të ministrisë, Sveçla ka falënderuar Mustafën për urimet duke ritheksuar  përkushtimin  e tij për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim të adresimit  të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu në takim, Sveçla ka theksuar se roli i MPB-së do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të kësaj ane dhe se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me përfaqësues të shqiptarëve, me qëllim që të ngriten çështjet që ua lehtësojnë jetën qytetarëve atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri dje mbi 4…