Vitia pret ambasadorin e Finlandës, flasin për reformat në shëndetësi

30 janar 2023 | 12:19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia e ka njoftuar ambasadorin Nissinen lidhur me objektivat dhe reformat të cilat planifikohen të bëhen në sistemin shëndetësor.

Ai e informoi ambasadorin e Finlandës për prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për ta përmirësuar shëndetësinë në të gjitha nivelet, duke filluar nga përmirësimi i kushteve të punës për profesionistët shëndetësor, projektligjet si dhe projektet kapitale.

Nga ana tjetër ambasadori Nissinen falënderoi ministrin Vitia për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehi gatishmërinë që raportet mes Kosovës dhe Finlandës të thellohen më tej, duke shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis të dyja vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar një…