Vitia shënon Ditën Botërore të të Moshuarve

01 tetor 2019 | 17:04

Komuna e Vitisë të martën ka shënuar Ditën Botërore të të Moshuarve.

Në kuadër të kësaj dite është vizituar ambienti ku bëjnë qëndrim ditorë të moshuarit vitias dhe me këtë rast iu është bërë matja e tensionit arterial, glikemia, si dhe u janë dhënë këshilla si të mbrohen nga ushqimi e të merren me aktivitete fizike, etj.

Po ashtu, është bërë edhe shpërndarja e fletushkave me këshilla për sëmundje kronike. Sipas dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, aktivitete të tilla janë duke u shënuar me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për sëmundje të ndryshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karsten Warholm konfirmohet si atleti më i mirë në garën…