Vitia thotë se kanë buxhet të mjaftueshëm për vaksina, por s’tregon se nga do të sigurohen ato

16 prill 2021 | 21:26

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk ka dhënë detaje sa i përket negocimit për sigurimin e vaksinave. Ai nuk ka treguar se me cilat kompani të tjera po negociohet, por që siguroi se ka buxhet të mjaftueshëm.

“Ka buxhet të mjaftueshëm dhe buxheti nuk ka qenë në asnjë moment problemi sa i përket sigurimit të vaksinave”, ka deklaruar ai.

“Unë e kuptoj kërshërinë e juaj dhe të qytetarëve për data ekzakte, por ne jemi këtu për të punuar për të siguruar sa më shpejt vaksinën. Nuk mund të dalim të dhëna konfidenciale sepse ata janë betuar për konfidencialitet”, ka thënë Vitia.

“Përfitues përveç shteteve të tjera do të jetë Kosova me një sasi e cila do të vijë…. Qëndroj prapa këtyre fjalëve që një pjesë do të vie në prill, e pjesa tjetër në maj”, tha ai.

Ai ka thënë se mos respektimi i masave anti-Covid është rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për masat e…