Vitin e kaluar 2 000 persona përfituan subvencione nga kryeqyteti për trajtimin e sëmundjeve të rënda

11 janar 2024 | 14:37

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se më shumë se 2000 persona vitin e kaluar kanë përfituar subvencion nga kryeqyteti për trajtimin e sëmundjeve të rënda, kjo, sipas tij, i bie një rritje prej 20 për qind më shumë në krahasim me vitin 2022.

“Sot punëtorët e zellshëm të Sektorit të Shërbimit me Qytetarë, janë mbingarkuar nga kërkesat e qytetarëve për subvencionimin nga Drejtoria e Shëndetësisë për sëmundjet malinje dhe kronike të rënda. Në lidhje me këtë, ju njoftoj se kërkesat e juaja pranohen gjatë gjithë vitit dhe ato do t’i shqyrtojë komisioni profesional. Ne jemi të vetëdijshëm se jetesa me një sëmundje kronike sjell sfida të mëdha, jo vetëm shëndetësore, por edhe financiare. Qëllimi ynë është të sigurojmë që të mos ndiheni të vetmuar në këtë luftë dhe të ofrojmë një dorë ndihme aty ku është më e nevojshme”, ka theksuar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmundi ka nënshkruar me lojtarin ofensiv Jadon Sancho në…