Vitomirica e Pejës në mbështetje të Aleancës, Daut Haradinaj: Ndryshimi për Pejën dhe Kosovën po vjen

31 maj 2026 | 22:48

Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Vitomiricë, prej nga ka dërguar mesazh për ndryshim politik në Pejë dhe në nivel vendi.

Haradinaj tha se ndryshimi nis nga qytetarët dhe nga vota e secilit që, sipas tij, është i gatshëm të ndëshkojë politikën pa rezultate dhe mungesën e zhvillimit. “Vitomiricë, ndryshimi vjen nga ju. Vjen nga Peja. Vjen nga vota e secilit që kësaj radhe vendos të ndëshkojë politikën pa rezultate, politikën që ka harruar qytetarin dhe ka lënë pas zhvillimin”, deklaroi ai. Ai theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve në takime po i jep Aleancës besim dhe siguri se ndryshimi është afër, duke e cilësuar këtë periudhë si vendimtare për Pejën dhe Kosovën. Haradinaj prezantoi edhe prioritetet e programit politik, duke përmendur zhvillimin ekonomik, sigurinë, energjinë dhe mirëqenien për familjet kosovare. “Plani ynë është zhvillim, siguri, energji dhe mirëqenie për çdo familje. Jo fjalë boshe, por punë, përgjegjësi dhe rezultate që ndihen në jetën e përditshme”, u shpreh ai. Në fund, ai bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke thënë se Kosova meriton një drejtim të ri dhe më të përgjegjshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka uruar…