Vizita në Hagë, Nait Hasani tregon se çfarë bisedoi me ish-drejtuesit e UÇK-së

19 nëntor 2021 | 17:47

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë.

Hasani në një shkrim të gjatë ka treguar për bisedën që ka zhvilluar me ish-drejtuesit e UÇK-së.

Ai ka thënë se ata janë duke qëndruar padrejtësisht në Hagë dhe pa përkujdesje nga ana e institucioneve të Kosovës.

“Të paraburgosurit tanë, drejtues të shtetit të Kosovës në qelitë e burgut të Hagës nga një mllef naiv e politikë po qëndrojnë pa një përkujdesje nga institucionet e shtetit që e ka krijuar këtë gjykatë dhe shoqëria civile”, ka shkruar Hasani.

Shkrimi i plotë i Hasanit:

Heronjtë e luftës dhe të paqes!

Heronjtë e luftës dhe të paqes janë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, dhe Rexhep Selimi, të cilët sot përballën me Gjykatën Speciale.

Në burgun e Scheveningenit sot dhe dje takova shokët, bashkëluftëtarët e mi, ushtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjtë e luftës dhe të paqes. Ata i takova aty në kthinat e burgut, me një ndjenjë, në kthim në kohë e në vuajtjet e mia nëpër burgjet e Serbisë.

Ata i takova aty me një ndjenjë malli e dashurie, me një ndjenjë respekti e krenarie, me një qëndresë burrërore dhe unike të sakrificës sonë historike.

Ata aty qëndrojnë me akuza të fabrikuara nga një raport politikë e mashtrues i Dick Martit, për trafikim organesh, me të cilin raport të kaluar në Asamblenë parlamentare të Evropës, ku dhe u themelua Gjykata Speciale nga presione të jashtëzakonshme të faktorit ndërkombëtar si qëllim politik të zbardhet në këtë gjykatë dëshmia Serbe e trilluar për trafikim organesh.

No description available.

Por, këta djem u morën dhe u paraburgosen në burgun e Hagës dhe pranuan një aktakuzë. Në të cilën në asnjë paragrafë nuk është e thënë dhe e shkruar për trafikim organesh të atij raporti të famshëm të Dick Martit.

Po aty, në këtë akuze ka fabrikime të akuzave të prokurorisë serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe më e tmerrshmja është se akuzat që neve na kishte vendosur Serbia, bashkim për veprimtari armiqësore dhe terrorizëm tashmë e kishte zëvendësuar me terminologji për të luftuar të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me emërtimin e famshëm Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Në këtë grup akuzash Gjykata Speciale ka pranuar nga prokuroria e Serbisë, akuza të fabrikuara nga gjykimet e të burgosurve shqiptar nëpër burgje të Serbisë gjatë viteve 1998-1999.

Me këto akuza gjykata speciale ka ngritë aktakuzë për Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo në këtë akuzë përfshin shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, Zonat e UÇK-së, Brigadat e UÇK-së, Ushtarët e UÇK-së dhe çdo gjë që ka të bëjë me UÇK-në.

Me këtë Prokuroria Speciale nuk ka ngritë kallëzim penal kundër individëve të UÇK-së, siç deklarohet, por kundër UÇK-së dhe vlerave të krijuara nga lufta popullore për liri, çlirim e shtet të pavarur.

Sot, kjo luftë ofensive e Serbisë, përpiqet t’i dëmtojë vlerat tona jetësore e historike për liri, kjo lufte aty në këtë gjykatë speciale nuk është kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, por kundër të drejtës sonë për liri dhe shtet, kundër aleatëve tanë në luftën tonë të përbashkët për çlirim nga shtypja shekullore e koloniale serbe.

No description available.

Në këtë betejë në këtë gjykatë ata nuk përballen për veten e tyre, ata përballen me mashtrime, shpifjet dhe akuzat serbe, për UÇK-së, si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Në këtë betejë duhet të reagohet si komb në mbrojtjen e vlerave tona kombëtare e çlirimtare të ushtarëve të rënë në fushëbeteja për liri e shtet, sepse në asnjë kohë të historisë sonë nuk kemi bërë krime ndaj asnjë kombi a pakicë kombëtare. Prandaj duhet të reagojmë si një trup i vetëm të mbrojmë te drejtën e lirinë tonë nga kjo akuzë monstruoze si ndërmarrje e përbashkët kriminale e përshkruhet nga prokuroria serbe dhe miratohet nga prokuroria e gjykatës speciale kundër UÇK-së.

Këtu akuzohet e tërë UÇK-ja nga kjo prokurori e Gjykatës Speciale, ashtu si i ka përshkruar në paragrafët e akuzës, pra po sulmohet e akuzohet i gjithë populli liridashës qe për një shekull luftoi për liri e çlirim kombëtar.

Në vizitë aty të ta në qelinë e burgut, pashë qëndrueshmërinë në mbrojtjen e vlerave të krijuara me gjak për lirinë tonë në gjithë hapësirën tonë gjeografike, ku dhanë jetën me qindra dëshmorë për liri me UÇK-në dhe secili e shprehte pafajësinë në akuzat e ngritura me shpifje nga prokuroria e Gjykatës Speciale.

Aty në bashkëbisedim e thamë se ne kemi mundur të jemi të vrarë në çdo kohë në lufte, në ato sfidat që kemi kaluar gjatë kohës së luftës, dhe të jemi dëshmorë të atdheut, por ata sot, këtu po përballen me padrejtësinë dhe shpifjet, mashtrimet e gënjeshtrat. Por në fund te fundit ata janë të vetëdijshëm për këtë sfidë dhe do ta tejkalojnë e do të jenë triumfues në këtë betejë historike për kombin, për shtetin, për lirinë tonë dhe do të dalin me te forte.

No description available.

Unë në fjalët e secilit prej tyre e pashë lirinë tonë që e gëzojmë ne sot, në shpirt atyre që ishin në beteja, por edhe të atyre që na sulmonin e ishin kundër luftës sonë, dhe të atyre që na adhuronin e na mbështetshin.

Nga këta djem e nga këto beteja sot e kemi shtetin tonë. Nga këta djem e nga këto luftëra shekullore të historisë sonë të realizuara me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sot e kem pavarësinë e shtetit të Kosovës, të mbështetur në luftën tonë të drejtë nga aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë, amerikanë dhe Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera demokratike.

Këta çlirimtarë po qëndrojnë sot e një vit, prapa grilave të burgut në Hagë, të Gjykatës Speciale të krijuar nga Kuvendi i Kosovës, për të mbrojtur dhe njëherë në fushëbetejë tashmë të drejtësisë të drejtën tonë për liri e pavarësi.

Pavarësia jonë është e ligjshme e drejtë e patjetërsueshme, ajo tashmë dhe me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Të paraburgosurit tanë, drejtues të shtetit të Kosovës në qelitë e burgut të Hagës nga një mllef naiv e politikë, po qëndrojnë pa një përkujdesje nga institucionet e shtetit që e ka krijuar këtë gjykatë dhe shoqëria civile.

Aty atyre ju shkelen të drejtat kushtetuese dhe ligjore në mbrojtjen e tyre të drejtë. Ne e kemi krijuar gjykatën, por nuk kem nevojë të frikohemi nga prokuroria e kësaj gjykate, për të mbrojtur luftën tonë. Por, ne si institucione e shoqëri civile duhet të kujdesemi për mbrojtjen nga shkeljet e të drejtave të tyre nga prokuroria e Gjykatës Speciale.

Ne si shtet a kemi institucione të shtetit të mbrojtjes te drejtave njeriut e të burgosurve, ku është Oda e Avokatëve që nuk e ngritë zërin kundër shkeljeve që ju bëhen në gjykatë nga prokuroria?

Ku është Ministria e Drejtësisë që pavarësisht inateve politike ka obligim ligjor që të kujdeset për mbrojtjen e ligjshmërisë të burgosurve?

Ne a kemi Kuvend të Kosovës, e komisione të ligjeve që mbrojnë ligjshmërinë dhe kujdesin në mbrojtjen dhe respektim të ligjeve?
Ne a kemi akademi e akademik që me dijeninë e tyre të jenë në mbrojtje të luftës sonë apo janë mbyllë si ariu në strofull?

Ne a kemi Institut të Historisë a institute tjera që dëshmojnë historinë tonë autoktone dhe gjenocidin serb në shekuj kundër popullit shqiptar në trojet etnike?

Ne a kemi Qeveri dhe Presidencë, Kuvend dhe deputetë e komisione që kujdesen për qytetarët e tyre që janë në Gjykatën Speciale dhe në mbrojtje te ligjshmërisë e Kushtetutës dhe të vlerave të luftës e lirisë sonë.

Të gjithë ata, që janë ulur në kolltukët e institucioneve të shtetit të Kosovës, duhet ta din se pa luftën tonë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ishin rrugëve të botës pa shenjë e pa nishan.

Pra, ju nuk bëni shkelje nëse interesoheni për ligjshmërinë, ju nuk bëni shkelje nëse kujdesi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ju nuk bëni shkelje nëse kujdeseni për të siguruar gjykim të drejtë me fakte e jo me shpifje, ju nuk bëni shkelje nëse e kundërshtoni konceptin e akuzës Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.

Duhet ta dini të gjithë, i madh e i vogël, intelektualë e studentë, nxënës e mësues, bujk e fshatar se kjo akuzë na akuzon neve si popull, si komb në Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale. Ndërsa shteti jonë hesht, bën sehir.

Sigurisht që ju kujtohet në Kuvendin e Kosovës së atëhershëm në vitin 1987 atëherë vet Rrahman Morina patë deklaruar se rreth 700.000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duart e UDB-së në trajtime të ndryshme. Ndërsa UDB-ja neve na quante grupe kriminale, grupe për bashkim për veprimtari armiqësore, terrorizëm, etj.

Po ashtu tashmë Serbia me ndikimin e saj përmes shpifjeve dhe deklaratave gazetareske të ndryshme së bashku me prokurorin, kanë ngritur kallëzimin penal si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkë me ta dhe i gjithë populli dhe unë jemi ndërmarrje e përbashkët popullore çlirimtare kundër Serbisë.

No description available.

Sot më shumë se kurrë, ata që e duan atdheun dhe lirinë e Kosovës, duhet të mblidhen të gjithë bashkë, institucione e shoqëri civile e qytetare dhe aleatë ndërkombëtarë në mbrojtjen e luftës sonë të drejtë dhe vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të saj të krijuara me mundë e gjak shekullor të brezave e gjeneratave të prindërve e gjyshërve tanë për liri e shtet.

Në Hagë sot mbrohet e drejta jonë si komb, e luftës sonë për liri e krijuar nga UÇK-ja.

Unë besoj në pafajësinë e shokëve të mi, të presidentit të Kosovës z. Hashim Thaçi, z. Jakup Krasniqi z. Kadri Veseli, z. Rexhep Selimi dhe të tjerëve që po mbahen në burgun e Hagës.

Liria ka emër – Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Kosova ju pret, bashkëluftëtarë !

Ardhshi faqebardhë, çlirimtarë e shtetarë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden do t’ia transferojë përkohësisht pushtetin nënpresidentes Kamala…