“Vjeherr mos u anko”, kënga më e re e Kumrije Mustafa dhe Besim Krasniqit (Video)

28 shkurt 2021 | 19:34

Dueti Kumrije Mustafa dhe Besim Krasniqi kanë publikuar projektin e tyre më të ri, këngën “Vjeherr mos u anko”.

Ky projekt është realizuar me tekst nga Abaz Selmani, muzika Besim Krasniqi, orkestrimi Enver Ibrahimi, videoklipi nga produksioni “Piktur”,  ndërsa është publikuar në Youtube nga ‘Baresha’, raporton Korrespodenti.

Menjëherë pas publikimit, vetëm pas 24 orëve, videoklipi ka marrë hiç më pak se 100 mijë klikime.

Kumrija dhe Besimi së fundmi kanë publikuar edhe këngët “Jam sheqer”, “Ndali nuse ata lotë” dhe “Pritem oj nanë, pritem”, të cilat janë mirëpritur mjaft mirë nga publiku, gjë të cilën e dëshmojnë edhe numri i madh i klikimeve që kanë marrë në Youtube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur…