Vjen propozimi nga Rusia: Putin duhet të quhet ‘Sundimtar’

11 korrik 2022 | 19:52

Putin po e përgatit veten për një shkallë më lart; ‘Sundimtar’!

Një propozimi i bërë nga aleatët e Kremlinit kërkon që Putin tashmë të cilësohet si ‘Sundimtari’ i vendit dhe jo me titullin e tij aktual ‘President’. Partia Liberal Demokrate (LDPR) ka sugjeruar përdorimin e “Pravitel”, një titull rus i cili sipas tyre i përshtatet më shumë statusit dhe rolit të Putinit.

LDPR ka argumentuar në mediat ruse se titulli aktual ‘President’ i Putinit në fakt u krijua për herë të parë në SHBA në shekullin e 18-të dhe “Pravitel” duhet të përdoret në vend të tij pavarësisht nga konotacionet e tij autokratike.

Pravitel ka lidhje të thella dhe historike në Rusi, me familjen Romanov që ka pasur pothuajse kontrollin total të vendit me titullin “Car” nga 1613 deri në 1917.

Por “Car” është një shkallë më lart Pravitel, pasi nënkupton “Perandor”. Termi “President” nisi të përdorej vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kur Mikhail Gorbachov u identifikua si presidenti i vendit. Përpara kësaj, liderët e BRSS njiheshin si Kryetar i Partisë Komuniste ose Sekretar i Përgjithshëm. Kritikët e Putinit kanë argumentuar se ai tashmë ka fuqi totale në Rusi dhe sundon si një car autokratik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk ka caktuar ende një…