“Vjosa, jo diga”, këngëtarja e famshme mbështet nismën e DiCaprios për mbrojtjen e lumit në Shqipë

19 nëntor 2020 | 11:33

Një ditë më parë, një postim i aktorit të famshëm të “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio, bëri bujë në mediat shqiptare. Kjo për faktin se aktori publikoi në “Instagram” një fotografi nga lumi Vjosa, ku në të lexohej “Vjosa, jo diga”.

Ky postim që bëri menjëherë xhiron në rrjet, u ripostua edhe nga personazhe të tjerë të famshëm. Një ndër to ishte edhe këngëtarja me orgjinë shqiptare, Rita Ora. Kjo e fundit e postoi në “Instastory”, duke treguar se ishte dakord me DiCaprion.

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e Zemrës Blu të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës, e zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Zemrës Blu të Ballkanit”, shkruante aktori i famshëm në postimin e tij.

“Vjosa, jo diga”, këngëtarja e famshme mbështet

“Vjosa, jo diga”, këngëtarja e famshme mbështet

“Vjosa, jo diga”, këngëtarja e famshme mbështet

“Vjosa, jo diga”, këngëtarja e famshme mbështet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, Armend Thaqi ka debutuar në…