Thaqi: Superliga ka lojtarë cilësor

19 nëntor 2020 | 11:32

Mbrojtësi i djathtë i Ballkanit, Armend Thaqi ka debutuar në ndeshjen e parë zyrtare për Kosovën.

“Po është ndeshja e ime e parë zyrtare dhe me ka bërë të ndihem mirë dhe shpresoj që të vazhdojë prapë. Sigurisht për këtë vendos trajneri”, ka thënë Thaçi.

“Trajneri e ka pa të rëndësishme që të jemi pjesë e këtij grumbullimi dhe unë do t’i përgjigjem çdo thirrje të tij”, ka shtuar Thaqi.

Duke folur për lojtarët e Superligës, Armend Thaqi ka thënë se Kosova ka lojtarë cilësorë edhe në kampionatin vendor. “Superliga e jonë ka lojtarë cilësore që mund të luajnë në Kombëtare, por për këtë vendos trajneri”, ka thënë në fund Thaqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë -…