“Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit”

13 janar 2021 | 02:27

Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, pasi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar afati për deklarimin e koalicioneve, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar analisti Ramush Tahiri, i cili tha se procesi i shkrirjes së Osmanit në listën e Vetëvendosjes do të humbte identitetin.

“Vjosa Osmani mund të rrezikojë të mos merr pjesë në zgjedhje. Mund të rrezikojë, sepse procesi i shkrirjes e humb identitetin. Procesi i shkrirjes në Vetëvendosje ndonjëherë nuk i ndihmon edhe VV-së”, tha Tahiri në televizionin publik.

“Duket që s’po arrin me u regjistruar si nismë, si iniciativë, s’ka përgatitje. Shkrirja në Vetëvendosje do të thotë nga 120 kandidatë sa do t’i marrë Vjosa? A do t’i marrë 30 apo 20. Sepse kjo domethënë shumë. Tani nga ata kandidatë, sido që të jetë renditja, a do të jetë për shembull, dikush nga një deri në 10, a do të jetë e përzier apo do të jetë prej një numri në një numër të caktuar”, shpjegoi Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trump mesa duket ka humbur edhe peshën e fjalës brenda…