Vjosa Osmani: Nuk jam ftuar të marrë pjesë në mbledhjet e Kryesisë së LDK-së

11 qershor 2020 | 20:56

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se partia e saj nuk po e fton atë në mbledhje.

Osmani, kandidate për kryeministre të vendit nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, ka thënë se nuk ka marrë pjesë që disa muaj në mbledhjet e kryesisë së ngushtë të partisë.

Ajo ka bërë të ditur se ka qenë rregullisht e pranishme në takimet e Kryesisë së partisë “deri në fillim të marsit”.

“Pastaj përnjëherë nuk ftohesha më, as kur diskutohej për tarifën, as për reciprocitetin, as për mocionin e mosbesimit”, është shprehur ajo në emisionin “Jeta në Kosovë” në RTK.

Osmani ka thënë se një gjë e tillë po ndodh për shkak të qëndrimeve të saj të ndryshme me partinë.

“Nuk mund ta eliminosh dikë nga takimi vetëm pse ia di qëndrimet”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se me miratimin e vendimit…