Vjosa tregon se po bisedon me Kurtin për koalicionin e ri

15 dhjetor 2020 | 08:15

Ushtruesja e detyrës e presidentit, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se është duke biseduar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që mbahen ato.

Ajo ka thënë se është koha t’i bashkojnë forcat, jo veç si politikanë por, siç thotë ajo, për të mirën e qytetarëve. “Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurti për bashkëpunim. Nuk do të ishte e drejtë që të flas pa pasur një marrëveshje finale. Nuk është vetëm dëshirë e dyanshme për domosdoshmëri që t’i bashkojmë forcat jo vetëm ne, por kërkohet që të jetë një bashkim i qytetareve, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre më mirë. Është shumë më shumë se bashkim i politikanëve. Jemi duke diskutuar. Vullnet ka. Po flas për vete”, ka thënë Osmani në një intervistë për Rtv 21.

E pyetur se nëse do të dëshironte ta udhëhiqte më shumë LDK-në apo LV-në, ajo ka thënë më shumë Listën Qytetare të cilën është duke e ndërtuar, pasi ka thënë se edhe LDK-ja ia mbylli derën, andaj u detyra ta hapë një derë tjetër për ta vazhduar rrugëtimin në politikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur Joe Biden u tha amerikanëve të hënën…