Vllaznia mban Kupën e Shqipërisë në Shkodër dhe siguron Evropën

31 maj 2022 | 21:53

Kupa e Shqipërisë shkon në Shkodër. Në stadiumin ”Air Albania” u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit, akti i fundit i sezonit në futbollin shqiptar, ku fitoi me rezultatin 2-1, me kohë shtesë.

Vllaznia fitoi Kupës e Shqipërisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Evropë sezonin e ardhshëm. Kuqeblutë ngritën për herë të tetë në histori këtë trofe, të cilin e kishte fituar edhe një vit më parë, fiks në të njëjtën datë, me 31 maj, përballë Skënderbeut.

Kuqeblutë nuk arritën të ishin në katër vendet e para të kampionatit për të siguruar një vend në Evropë, por e shpëtuan sezonin duke mundur Laçin 2-1 në finalen e Kupës. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa e pa veten në disavantazh që në minutën e 5, me Guindo që finalizoi me gol një kundërsulm të bukur të laçianëve.

Gjatë ndeshjes pati një moment ndërprerje të ndeshjes për shkak të flakadanë. Por edhe gjyqtari i takimit, Juxhin Xhaja u godit me një shishe në kokë nga tifozët e Vllaznisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Ballkani dhe Blend Baftiu kanë ndarë rrugët. Klubi nga…