Vlora Baruti, anëtarja më e re e Vetëvendosjes

12 tetor 2018 | 10:47

Vlora Baruti i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i LV-së, Albin Kurti. 

“Vlora Baruti është anëtarja më e re sot e VETËVENDOSJE!-s. Pianiste e diplomuar dhe magjistruar në Prishtinë me përvojë pedagogjike pianistike që prej 24 vitesh. Në vitet 1999-2003 ishte menaxhere e Filharmonisë së Kosovës. Nga viti 2006 ajo është edhe Kryetare e Shoqatës së pianistëve të Kosovës “Bell’arte Kosova”. Nga viti 2008 është organizatore dhe drejtoreshë e Festivalit ndërkombëtar “Pianisti i Ri”. 14 vite ishte edhe bashkëpunëtore e Fakultetit të Muzikës në UP. Aktualisht punon në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, ndërkaq ka punuar edhe në shkollën e muzikës me të njëjtin emër në Gjakovë. Muzika është Lëvizje”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel,…