VMRO-DPMNE-ja lëshon sallën e Kuvendit pasi seanca po mbahet në gjuhën shqipe

31 janar 2019 | 13:53

“Ju e thyeni rëndë ligjin, pasi gjuha e vetme zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik”.

Ky ka qenë reagimi i koordinatorit të grupit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, pasi ashtu siç ka paralajmëruar kryetari i legjislativit, Talat Xhaferi në takimin me gazetarë se seancat do t’i udhëheq në gjuhën shqipe.

Ndaj Micevskit, kryetari Talat Xhaferi është kundërpërgjigjur se në asnjë mënyrë nuk është duke thyer ligjin, duke kujtuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në fuqi.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është në fuqi. Unë pata durimin të pres rreth një vit që presidenti Gjorge Ivanov të vetëdijesohet dhe ta nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe mos ta pengoj punën e Kuvendit”, ka thënë Xhaferi.

Meqenëse seanca ka vazhduar të zhvillohet në gjuhën shqipe, deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë lëshuar sallën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkitazi me zhvillimet e fundit në arsimin e lartë në…