Vojvoda: Kërkojmë falje, kemi mundur të bëjmë më shumë në këto kualifikuese

13 nëntor 2021 | 19:11

Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Greqisë në Athinë.

Para ndeshjes, në konferencë për media doli Mërgim Vojvoda i cili tha se do të japin maksimumin, si dhe kërkoi falje për rezultatet e dobëta.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ne përpiqemi të japim maksimumin. Është shumë më e rëndësishme që të marrim tre pikë këtu ndaj Geqisë. Mendoj se kemi pasur mundësi të bëjmë edhe më shumë gjatë këtyre kualifikueseve. Nuk jemi aty ku mendonim dhe kërkojmë falje për këtë”, ka thënë Vojvoda.

Ndeshja ndaj Greqisë luhet nesër në Athinë me fillim nga ora 20:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar…