Vojvoda: Treguam fuqinë ndaj një kombëtare të madhe

21 mars 2019 | 22:06

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka thënë se përmes lojës me Danimarkën, Kosova i ka treguar botës që mund të luajë edhe me kombëtare të mëdha.

“Besoj që sot nuk ka qenë e rëndësishëm rezultati por me i tregu botës që edhe më kombëtare të mëdha mund të luajmë mirë. Është pak dëshpërim që u barazua loja në fund”, ka thënë Vojvoda.

Ai ka thënë se në lojën me Bullgarinë do të fokusohen që të marrin 3 pikë. “Besoj që me Bullgarinë ja fillon një qëllim i ri dhe duhet me harru çka kemi bë në ligën e Kampioneve, besimi është tek ne sepse luajmë në shtëpi dhe duhet me i marrë 3 pikë. Kemi tregu lojë të mirë me një kombëtare të fortë tash do të shohim lojën me Bullgarinë”, ka deklaruar Vojvoda.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Danimarkës, Age Hareide e ka pranuar gabimin se…