Vokrri: FFK-ja vendos në territorin e Kosovës

08 maj 2018 | 11:22

Ndeshja “miqësore” Cërvena Zvezda-Graçanica nuk do të zhvillohet këtë vit, pasi Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk e ka dhënë lejen për t’u zhvilluar kjo ndeshje.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, për “KosovaPress” ka treguar në detaje arsyet e ndalimit të kësaj ndeshje, ani pse dy vjet më parë ishte zhvilluar një ndeshje e tillë.

“Brohoritjet dhe skanimet e simpatizuesve të Zvezvdës nuk kanë qenë në përputhje me kodin e ‘fair-play’-it dhe ka pasur ofendime të llojllojshme si të institucioneve tona të Kosovës, të Federatës dhe të popullatës. Kur ka ardhur kërkesa, ne nuk i kemi dhënë leje dhe e kemi njoftuar edhe UEFA-n, dhe ajo e ka njoftuar edhe Federatën serbe për mosdhënien e lejes. Mendoj se ndeshjet e tilla të karakterit humanitar duhet që edhe sjelljet e spektatorëve dhe të gjithë aktorëve duhet të jenë në përputhje me ‘fair play’-n që vitin e kaluar nuk ka qenë dhe kjo është e vetmja arsye që ne e kemi refuzuar lejimin e zhvillimit të kësaj ndeshje”, ka thënë Vokrri.

Numri një i FFK-së i ka komentuar edhe deklaratat e drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, i cili vendimin e FFK-së e ka quajtur të turpshëm.

“Marko Gjuriq është mirë të merret me veten dhe problemet e tyre, sepse kjo nuk është në domenin e tij. Kjo është një ndalesë sportive, edhe pse ndërlidhet me çështjet e sigurisë. Ne i kemi punët e tona dhe ne veprojmë konform nenit të statutit të UEFA-s, i cili thotë se një organizëm, siç është Federata e Futbollit të Kosovës, është autonome në vendimet e saj dhe është i vetmi organizëm i cili organizon gara në tërë territorin e Kosovës”, ka deklaruar Vokrri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Në 19-vjetorin e rënies Para 19 vitesh, më…