Volejboll, Serbia tutet sërish të përballet me Kosovën – madje gjen arsyetim

21 janar 2024 | 15:30

Kombëtarja e Kosovës U18 në volejboll ka kaluar në fazën e dytë, duke triumfuar në tavolinë ndaj Serbisë në grupmoshat U18.

Këtë e ka konfirmuar për “Klan Kosova”, sekretari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi, i cili theksoi se ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtar në favor të volejbollistëve kosovarë.

Nikqi ka thekuar se Serbia nuk u paraqit me arsyetimin se disa lojtarë të tyre janë me temperaturë.

“Serbia nuk ka dalë, po jemi duke e pritur arsyetimin zyrtar. Në bazë të informacioneve që kemi, arsyetimi është se disa lojtarë te tyre janë me temperaturë”, ka thënë Nikqi.

Kështu Serbia edhe njëherë tjetër nuk ka ‘guxim’ të ballafaqohet me volejbollistët kosovarë, ani se kjo gjë ka ndodhur edhe në sportet e tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë…