Von Cramoni: Dakordimi për planin evropian do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE

28 shkurt 2023 | 12:47

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka mirëpritur pranimin e propozimit të planit evropian i quajtur ndryshe plani franko-gjerman, nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një shkrimi në “Twitter”, Cramoni ka thënë se tani duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshjen.

“E mirëpres ngrohtësisht pranimin e propozimit – marrëveshjes së BE për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”, ka shkruar ajo në “Twitter”

Përpos kësaj, Cramoni ka thënë se pret që dialogu të ketë përshpejtim dhe konstruktivitet duke theksuar se kjo do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Prandaj pres negociata konstruktive dhe nënshkrim të shpejtë të Udhërrëfyesit të Zbatimit, pasi ajo do të zhbllokojë me të vërtetë perspektivën e anëtarësimit në BE”,ka shkruar Cramoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar marrëveshjen e planit…