Von der Leyen në fund të muajit do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor

15 shtator 2021 | 12:11

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fund të muajit do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cila ka shtuar se ajo do të dërgojë në këto shtete një mesazh të fortë për procesin e anëtarësimit në BE.

“Von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor para fundit të muajit ‘për të dërguar sinjal të fortë për angazhimin tonë për procesin e anëtarësimit’”, ka ka thënë Pisonero .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e…