Von der Leyen paralajmëron për rrezikun e ndërprerjes së plotë të gazit rus

06 korrik 2022 | 16:18

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë më 6 korrik se Bashkimi Evropian prej 27 vendesh duhet të bëjë plane emergjente për t’u përgatitur për një ndërprerje të plotë të gazit rus në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.

Von der Leyen ka thënë se komisioni planifikon të shpallë planet emergjente në mbarë BE-në në mes të korrikut për të siguruar “rrjedhjen e gazit drejt vendit ku është më e nevojshme” në rast të një përfundimi të plotë të dërgesave të gazit rus.

BE-ja ka vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë dhe po largohet nga dërgesat e kontrolluara nga Rusia.

Por, kreu i degës ekzekutive të BE-së ka thënë se blloku duhej të ishte gati për ndërprerjet tronditëse që vijnë nga Moska.

“Ne gjithashtu duhet të përgatitemi tani për ndërprerje të mëtejshme të furnizimit me gaz dhe madje një ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz rus”, ka thënë von der Leyen para legjislaturës së BE-së në Strasburg, Francë.

“Është e qartë se Putini vazhdon të përdorë energjinë si armë”, ka thënë von der Leyen, duke shtuar se Rusia tashmë ka shkurtuar furnizimet me gaz në 12 vende anëtare të BE-së. /REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për…