Von der Leyen: Vaksina kundër Covid-19 nuk mund të shitet si mjet luksi
20 maj 2020
| 14:40
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se vaksina ndaj Covid-19 nuk mund të shitet si mjet luksi.
Gjatë Asamblesë së OBSh-së, ajo ka thënë se duhet të luftojmë më shumë për mposhtjen e koronavirusit.
Sipas saj, për këtë duhet kura respektive. “BE i është përgjigjur menjëherë thirrjes për mbledhjen e 8 miliardë dollarëve për krijimin e vaksinës, e cila me t’u bërë, duhet të jetë e disponueshme ndaj të gjithëve pasi nuk mund të shitet si një mjet luksi, por e mirë e përbashkët”, ka deklaruar ajo.
Deklarata e Von Der Leyen i referohet ngjarjeve të fundit ku Amerika kërkoi që të kishte e para vaksinën në fjalë.



