Vonn, një tjetër olimpiadë zhgënjyese

23 shkurt 10:22

Olimpiada e “Pyeongchang 2018” ka qenë një zhgënjim për skiatoren amerikane Lindsey Vonn, që nga dy gara të zhvilluara në Lojërat Olimpike, mori vetëm një medalje bronzi, në disiplinën e zbritjes së lirë.

“Prisja një fitore, por nuk e mora dot. Mendoj se dhashë më të mirën në pistë por, me sa duket, nuk isha mjaftueshëm e shpejtë”, ka deklaruar Lindsey Vonn pas garës.

Olimpiada që zhvillohet në Korenë e Jugut me shumë gjasa do të jetë e fundit për skiatoren amerikane, tashmë 32 vjeçe. Edhe pse ishte favorite për ta fituar këtë garë, duke parë se është disiplina e saj e preferuar, Vonn zhgënjeu në pistë. “Nuk kam asnjë keqardhje, pasi dhashë maksimumin. Ndaj jam e kënaqur për medaljen e bronztë. Kisha emocione, pasi garova me idenë se kjo do të jetë gara ime e fundit në një Olimpiadë”, ka thënë Vonni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 19:00 zhvillohet përballja në mes të Kosovës dhe…