Vonn triumfon sërish

14 mars 2018 | 17:17

Skiatorja amerikane Lindsey Vonn fitoi garën e zbritjes së lirë të zhvilluar në pistën suedeze të Aru, garë e vlefshme për Kupën e Botës për femra.

Ky është suksesi i 82-të në karrierë për skiatoren amerikane, një nga ikonat e këtij sporti, që edhe sot tregoi se është një “mbretëreshë” në pistë. Vonn dha kohën 55”65 në përfundim të garës, duke lënë pas italianen Sofia Goggia, ndërsa në vendin e tretë u rendit skiatorja tjetër amerikane, Alice McKennis. Vonn, pavarësisht fitores, nuk arriti të marrë kupën e kësaj disipline (zbritja e lirë), e cila i shkoi italianes Goggia, që falë vendit të dytë sot ia mori amerikanes trofeun, për vetëm 3 pikë diferencë (dy skiatoret janë rivaled he mike). Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës për femra, titulli për këtë sezon (2017-2018) është vendosur që fundjavën e kaluar dhe ai është fituar nga Mikaela Shiffrin e Amerikës, e cila sot nuk garoi. (Telesport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka bërë me…