Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga LDK-ja

26 gusht 2019 | 16:41

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për medie së bashku me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Haziri.

Mustafa ka thënë se kandidatura e Osmanit për kryeministre është vendosur në mënyrë unanime.

Ndërsa, kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka thënë se do ta nxjerrin vendin siç ka theksuar ajo nga humnera në të cilën gjendet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet…