Zyberaj tregon se kush është njeriu i Daçiqit që falsifikon nota verbale

26 gusht 2019 | 16:36

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar shkrimin e mediumit afrikan i cili ka  zbuluar një skandal që ka të bëj me Ministren e Punëve të Jashtme të Afrikës Qendrore, e që lidhet edhe me Ivica Daçiqin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Zyberaj ka shkruar se  prej viti 2017 Serbia bënë një bënë një luftë speciale kundër njohjeve të Kosovës, duke dhënë edhe ryshfet.

Ai ka treguar se ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq këtë e bënë përmes mikut tw tij tw ngusht, Vladimir Cizelj, i cili udhëton në mbarë botën në emër të qeverisë serbe

Sipas tij, Cizelj apo ‘njeriu kofer’ i Daçiçit janë çdo kund në aferat me nota diplomatike.

Postimi i plotë  i Zyberajt:

 Skandali korruptiv ndërkombëtar i kriminelit të luftës Ivica Daçiq

Që nga viti 2017, Republika jonë ka luftuar në një betejë të ashpër me Serbinë mbi njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Një betejë jo me mjete normale diplomatike që po zhvillohet, por përmes stilit të mafias dhe ryshfeteve të zbatuara nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq dhe bashkëpunëtorët e tij që janë mbetje kriminale e Milosheviçit.

Një ndihmës i ngushtë i Ivica Daçiq i cili udhëton në mbarë botën në emër të qeverisë serbe është Vladimir Cizelj. Cizelj apo njeriu kofer i Daçiçit jane çdo kund në aferat me nota diplomatike. Sot në Republiken e Afrikes Qendrore doli skandali me nota të falsifikuara nga Cizelj sikurse në rastet e tjera. Diplomacia e falsifikimit dhe blerjes së notave është tipike për Daçiçin dhe njeriun kofer.

Fotografia e Jetlir Zyberaj

Fotografia e Jetlir Zyberaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Gian Piero Gasperini e largoi Etrit Berishën nga Atalanta…