VOTA PËR ALI AHMETIN DHE BDI NË MAQEDONINË E VERIUT, ËSHTË VOTË PËR SHQIPËRINË, PËR KOSOVËN, PËR LUGINËN E PRESHEVËS, PËR MALIN E ZI DHE PËR SHQIPTARËT KUDO NËPËR BOTË

26 tetor 2021 | 19:50

Ismet Sylejmani

Po afrohet dita e zgjedhjeve të balotazhit në Maqedoninë e Veriut!

14 komuna dalin ne zgjedhje përsëri, për të vulosë kush me kënd është, kush kë do ta votojë, cila parti e cilit kryetar do të jetë fituese e zgjedhjeve!

Cilido shqiptarë e cilado shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që dëshiron të votojë, e ti shkojë vota në çdo arterie të jetës aktuale politike e shtetërore shqiptare, e të jetë e ardhmja e ndritur dhe e kaluara historike e ndriquar dhe e vlerësuar me kritere demokratike euroatlantike, duhet votën me ia dhënë me dy duart partisë politike shqiptare BDI dhe Kryetarit të sajë e Udhëheqësit te popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Më i miri është Ali Ahmeti dhe partia e Tij BDI, prandaj dhe vota i jepet me të mirit!

Vota duhet ti jepet atij, i cili edhe atëherë kur nuk të dëgjon e kur nuk të shkon për ndonjë qef të rastit e të çastit, të pëfaqëson me dinjitet e me krenari kombëtare e politike për të ardhmen e popullit, të Atëdheut e Kombit!

Ali Ahmeti është Ai që të përfaqëson, këdo, kudo e çdo herë!

Besnikëria ndaj Ali Ahmetit shpërblehet me dinjitet e me krenari kombëtare, me dashuri njerëzore me angazhim në detyrat e imëta e të përditshme shtetërore, por edhe me votë për besnikërinë ndaj shërbimit dhe aktivitetit të Tij në luftën për çështjen euftës së armatosur, lirisë dhe çlirimit të Atdheut!

VOTA PËR ALI AHMETIN DHE BDI NË MAQEDONINË E VERIUT, ËSHTË VOTË PËR SHQIPËRINË, PËR
KOSOVËN, PËR LUGINËN E PRESHEVËS, PËR MALIN E ZI DHE PËR SHQIPTARËT KUDO NËPËR BOTË!

Prishtinë, 26 Tetor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë raste të humbura për një fitore minimale, por gjithsesi…