
Votohet edhe Komisioni Hetimor i propozuar nga pushteti, kryesohet nga deputeti Beqa
05 maj 2022
| 16:11
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten edhe Komisionin Hetimor lidhur me procesin e vendimmarrjes në procesin e energjisë gjatë periudhës 2006-2022, komision ky i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Miratimi i këtij komisioni është mbështetur edhe nga partitë opozitare.
Në favor të këtij komisioni që do të drejtohet nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, kanë votuar 95 deputetë.
Përbërja e plotë e komisionit:
Hajdar Beqa – kryetar
Armend Muja – zëvendëskryetar
Haki Abazi – anëtar
Arbër Rexhaj – anëtar
Halil Thaçi – anëtar
Rashit Qalaj – anëtar
Armend Zemaj – anëtar
Rrezarta Krasniqi- anëtare
Time Kadrijaj – anëtare
Duda Balje – anëtare
dhe një anëtar nga Lista Serbe