Votojeni Vedat Gashin, në distriktin e 16-të në Nju Jork, pa dallim partie politike

22 gusht 09:42

Shkruan: Shpend Gjocaj

Vedat Gashi tashmë i njohur për botën shqiptare si politikan i rryer dhe këmbëngulës është në garë për Kongres, saktësisht për dhomën e përfaqësuesve. Pra Kongresi ka dy dhoma: Dhoma e Senatit dhe Dhoma e përfaqësuesve.

Shqiptarët në SHBA janë të dëshmuar si njerz puntorë, profesionistë dhe intelektual, mirëpo deri vonë nuk kanë pasur shtrirje në jetën politike.

Në dekaden e fundit në Nju Jork e patem z. Mark Gjonaj i cili brenda mundesive te lejuara beri mjaft per shoqerine shqiptare dhe duke iu falenderuar atij ne sot ketu i kemi figurat e ndritura kombetare siç jane: Nene Tereza,Fan Noli, Skenderbeu!

Ne perpjekjet tona per liri ne krijuam shume miq neper bote e ne veçanti ne Kongresin amerikan siç ishin emrat e medhenj: Tom Lantosh, Bob Dol, Gjozef Diogardi, Eliot Engel etj.

Keta ishin arterie per kombin tone,natyrisht edhe njohes te mire te qeshtjes shqipetare.

Mirepo tashme keta emra te medhenj nuk jane me pjese e vendimmarrjeve ne shtetin me te fuqishem ne bote e disa prej tyre as nuk jetojne me.

Kompleksiteti i problematikes shqiptare dhe te qenurit ne mes te armiqve ose thene ndryshe ne mesin e miqve te Rusise na ben te dosmodoshne miqesine dhe zerin e fuqishem e te pandalshem ne Kongresin amerikan.

Gjeneratat e reja nuk e njohin problemin me shume se shekullor te shqiptareve me fqinjet. Andaj per neve eshte jetike nje ze i fuqishem ne Kongres. Dhe mos harroni tash per tash mundesia me e mire e mundshme eshte Vedat Gashi. Vedati i din dhimbjet tona sepse damaret i vlojne shqip.

Ne muajin gusht mbahen zgjedhjet nderpartiake per te iu hapur rrugen atyre te pergjithshme. Kerkesa ime eshte qe te gjithe shqiptaret me te drejte vote ne distriktin e 16- te (politik) ne Nju Jork pa dallim partie politike, republikan apo demokrat te dalin ne zgjedhje dhe te votojne per Vedat Gashin. Vedati nuk mbetet me vetem i familjes se tij por i shqiptarise.

Zgjedhjet nderpartiake mbahen me 23 gusht 2022 dhe jane gati me te rendesishme se ato te pergjithshme duke u bere keshtu me te veshtira. Nese ne zgjedhjet nderpartiake fiton Vedati natyrisht me mbeshtetjen tuaj atehere ne te pergjithshme eshte me lehte sepse gara ngushtohet dhe demokratet pa dallim race e ngjyre do ta votojne Vedatin. Ne kemi nevoje per nje ze shqip ne Kongres andaj mos ta humbim rastin.

Fitore!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 7-vjeçar nga Gjakova ka vdekur pasi ka rënë në…