Vrapimi i nëntorit për 28 Nëntor në Prekaz-Skenderaj

13 nëntor 2023 | 14:31

Gara tashmë tradicionale e “Vrapimit të nëntorit” do të mbahet edhe për këtë 28 nëntor në rastin e ditës se flamurit kombëtar. Sipas organizatores së këtij aktiviteti Valdete Qollaku regjistrimi është hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të garojnë në këtë vrapim. “Të interesuarit mund të regjistrohen në platformën kosovapass,  dhe është i hapur deri më 24 nëntor” pohoi Qollaku.

Sipas saj vrapimi do të bëhet në dy disiplina; 28 km që simbolizon 28 nëntorin dhe 11 km që simbolizon muajin nëntor. “Takimi i vrapuesve do të fillojë në orën 08.00 të kompleksi i familjes Jashari ndërkaq vrapimi fillon në 09.30” shtoi ajo.

Ky aktivitet është bërë tradicionale, pasiqë këtë vit po realizohet për të tretën herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Sipas të dhënave zyrtare të BE-së të…