Vrasja e Balajt dhe Xheladinit, Ministria e Drejtësisë kërkon informata rreth hetimeve nga Rumania

27 shkurt 2020 | 17:06

Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë së Rumanisë për t’u njoftuar në lidhje me arritjet në procesin e hetimeve që shteti rumun është duke bërë në kuadër të hetimeve për vrasjen e dy protestuesve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Balaj dhe Xheladini ishin vrarë në Prishtinë, në protestën e 10 shkurtit 2007, në të cilën kanë qenë të  përfshirë policë rumun në kuadër të forcave policore të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Ministria e Drejtësisë, e drejtuar nga ministrja Albulena Haxhiu,  ka njoftuar se përmes kësaj kërkese është e interesuar që nga institucionet e drejtësisë rumune të njoftohet nëse është marrë vendimi përfundimtar për këtë rast që ka nisur në vitin 2009.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër ( e premte) do…