Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, autoritetet: Autori e qëlloi ish-gruan me plumb më pas e goditi 10 herë me thikë

27 nëntor 2022 | 17:59

Kanë kaluar thuajse një javë nga vrasja e dyfishtë në Itali, ku 40 vjeçari shqiptar Viron Karabollaj qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e tij dhe bashkëjetuesin e saj.

Tashmë autoritetet italiane kanë rindërtuar skenën e krimit dhe dinamikën e ngjarjes.

Sipas tyre Viron Karabollaj dyshohet se fillimisht ka qëlluar në kokë ish-bashkëshorten dhe më pas ka sulmuar me dhunë bashkëjetuesin e saj, Flonino Merkuri. Dyshohet se ai e goditur vazhdimisht me thikë dhe më pas e ka ndjekur deri në garazhin e shtëpisë, ku i riu ka tentuar t’i shpëtojë sulmit brutal, por që nuk ka mundur.

Pasi vrau të riun, 41-vjeçari është rikthyer edhe një herë në shtëpi për të vrarë përfundimisht ish gruan e tij, Vera Myrtaj.

Nga autopsia rezultoi se gruaja ishte qëlluar gjithsej 10 herë me thikë, plagë që i shkaktuan edhe vdekjen. Ndërsa ndaj Mërkurit autori kishte qëlluar 55 herë.

Sipas mediave italiane, Karabollaj kishte sjellë me vete pistoletën që përdori për të qëlluar ish-bashkëshorten e tij, një armë që me siguri e kishte modifikuar vetë, por e bënte atë jo vdekjeprurëse.

Plumbi që e ka goditur 37-vjeçaren në kokë, në fakt nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe për këtë Karabollaj i është dashur ta qëllojë me thikë.

Pasi përfunduan autopsitë e kryera nga mjeku ligjor, zv/prokurorja Daniela Moroni dje u dha leje familjarëve për varrimin, i cili do të bëhet në ditët në vijim.

Prokurori me siguri do të urdhërojë një ekspertizë për armën përpara mbylljes së hetimeve. Dosja për këtë ngjarje është e destinuar të mbyllet pasi autori pasi kreu krimin i ka dhënë fund jetës së tij.

“Në mënyrë të pabesueshme, asnjë nga fqinjët nuk dëgjoi zhurmë, as të shtënat dhe as britmat e viktimave. Të vetmet klithma që u dëgjuan dhe u raportuan në hetues ishin ato të vajzës së Verës, e cila duke u kthyer në shtëpi në mbrëmje, zbuloi trupin e Floninos në garazh”, shkruajnë mediat italiane.

Prokuroria Publike tashmë ka përfshirë Gjykatën për të Mitur e cila do të duhet të merret me dy vajzat e Verës, të mbetura pa të dy prindërit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kroacia përmbys gjithçka që në pjesën e parë kundër…