Vrasja e Khashoggit, Erdogan: Presim reagimin zyrtar të SHBA-ve

16 shkurt 2019 | 20:21

Turqia pret që Shtetet e Bashkuara të reagojnë zyrtarisht, pas hetimeve për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.Kështu ka deklaruar,  presidenti Tayyip Erdogan në transmetuesin “A Haber”.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia ishte e vendosur të dërgonte hetimet në një gjykatë ndërkombëtare, duke shtuar se Ankaraja do të dërgonte dokumente dhe informacione lidhur me rastin tek autoritetet që do të kryenin gjyqin.

Jammal Khashoggi, një gazetar saudit, që jetonte prej vitesh në Uashington, u vra në konsullatën arabe të Stambollit, në Tetor të vitit të kaluar, ndërsa trupi i tij besohet se është shpërbërë, pasi nuk është gjetur ende, transmeton “TCh”.

Fillimisht autoritetet arabe mohuan të fshiheshin pas vrasjes, por pas disa hetimeve turke, ata pranuan se ngjarja kishte ndodhur në konsullatë, por mohuan se drejtuesit më të lartë të vendit kishin dijeni, apo kishin urdhëruar vrasjen.

Reagimet ndaj Arabisë Saudite, për vrasjen e Khashoggit, kanë qenë të vakta, pasi thuajse e gjithë bota perëndimore ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve, por faktikisht për vetë situatën në Lindjen e Mesme, SHBA-ve dhe BE-së nuk u intereson një “krisje” e raporteve me Rijadin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka ripërsëritë qëndrimin e…