Vrasja e policit në veri, Berisha kërkon mobilizim për menaxhimin e situatës

24 shtator 2023 | 11:45

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka reaguar ndaj sulmit të Policisë së Kosovës, ku një polic është vrarë e një tjetër ka mbetur i plagosur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Berisha kë thënë se nëse qeveria nuk është e përgatitur të përballet me këtë situatë, duhet të mobilizohen të gjithë në mënyrë që të krijohen mekanizma që të tejkalohet e të menaxhohet kjo situatë.

“Kryeministri shpresoj ta ketë kryer fushatën në Zvicër dhe të kthehet të mobilizojë të gjitha kapacitetet e forcave dhe logjistikën ta mbështesë njësinë në realizimin e detyrave. Unë mendoj se nëse qeveria nuk është e përgatitur të përballet me këtë situatë, patriotet edhe nga kampi qeverisës dhe gjithë aspekti pozitar dhe opozitar duhet të mobilizohen që të krijohet një qeveri tranzicore dhe ta tejkalojmë e ta menaxhojmë mirë këtë krizë”, ka thënë Berisha për “Tëvë1”.

Ai ka thënë se sot nuk mund të flitet për dialog.

“Sot nuk mund të flitet për dialog sepse kemi të bëjmë me një situatë ku të gjithë duhet të mobilizohemi për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit, për sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë dhe për t’i mbështetur me të gjitha kapacitetet që t’i përmbushin detyrimet që ia kërkon ligji dhe kushtetua në atë pjesë të territorit”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse KFOR-i nuk mobilizohet në veri, shkel rezolutën 1244.

“Nëse KFOR-i nuk i ndërmerr këto veprime e shkel rezolutën 12 44 dhe mandatin që e jep Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Berisha .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka reaguar edhe familja e policit Afrim Bunjaku, i cili…