Reagon edhe familja e policit që u vra sot në veri të Kosovës

24 shtator 2023 | 11:33

Ka reaguar edhe familja e policit Afrim Bunjaku, i cili është vrarë  sot (e diel) në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.

Familjari Arton Bunjaku, ka thënë se ky është një lajm i kobshëm për familjen Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

“Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë:

*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH  PËRSËRI.*

Të nderuar miq, të dashur familjarë,

Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas vrasjes së…