Vrasje e rëndë në Gjakovë, burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën

07 gusht 2018 | 22:40

Një grua dhe vajza e saj janë vrarë para pak çastesh në fshatin Brekoc të Gjakovës.

I dyshuari kryesor sipas informacioneve të para të Policisë është burri.

Lajmi është konfirmuar nga Kristë Gjokaj, komandant i stacionit të Policisë së Gjakovës.

Gjokaj ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen është arrestuar për momentin nga Policia ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

Ai ka konfirmuar se i dyshuari është shtetas i Kosovës ndërsa gruaja ka shtetësi të Shqipërisë./kallxo.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përjashtimi i Valon Behrami është lajmi i ditës në median…