‘Vreshtarët’ fitojnë derbin ndaj Yllit

28 shkurt 2021 | 19:47

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Ylli si mysafir me shifrat 67:72 (17:21, 18:14, 17:14, 15:23), në kuadër të javës së 21-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë interesant dhe i baraspeshuar, derisa është vendosur në momentet e fundit të ndeshjes.

Çereku i parë ishte i barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa kjo pjesë përfundon 17:21. Vendasit kundërpërgjigjen në periudhën e dytë, 18:14, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 35:35.

Lojë e niveluar ishte edhe në periodën e tretë, që përfundoi 17:14, kurse fituesi është vendosur në 10 minutat e fundit. Në çerekun e e fundit, Vreshtarët kishin epërsi deri në gjashtë pikë, por vendasit ngushtojnë shifrat në 67:68, 51 sekonda nga fundi. Në momentet vendimtare, Rahoveci ishte më i përqendruar dhe triumfoi 67:72.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 19 pikë, Valon Bunjaku me 18 dhe Demetris Morant me 12 pikë e 16 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 16 pikë, Arian Qallaku me 14 pikë e 6 kërcime, Alban Veseli me 13 pikë e 6 kërcime dhe Altin Morina me 11 pikë e 9 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 13 fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci 13 fitore dhe tetë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbyllet pa fitues dhe pa gola Chelsea-Manchester United, ndeshja më…