S’ka fitues në ‘Stamford Bridge’

28 shkurt 2021 | 19:40

Mbyllet pa fitues dhe pa gola Chelsea-Manchester United, ndeshja më e fortë e javës së 26-të në Premier League. Vendasit ishin disi më mirë, por të dy skuadrat tentuan maksimumin në duelin e luajtur në “Stamford Bridge”.

“Djajtë e Kuq” pretenduan për një penallti pas çerek ore lojë, por arbitri vazhdoi lojën pasi pa pamjet në VAR. Pjesa e dytë ishte më emocionuese. Ziyech iu afrua golit për Chelsea, ndërsa Greenëood, McTominay dhe Fred u shfaqën të rrezikshëm për miqtë.

Në fund gjithçka u mbyll në barazim 0-0 dhe të dy ekipet morën nga një pikë. United renditet në vend të dytë me 50 pikë, 12 më pak se City i Pep Guardiolës, teksa djemtë e Thomas Tuchel mbajnë vendin e pestë, një pikë larg zonës Champions League.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dueti Kumrije Mustafa dhe Besim Krasniqi kanë publikuar projektin e…