Vriten dy gra dhe katër të tjera plagosen nga bombardimet ruse në Zaporizhzhia

02 qershor 2023 | 15:54

Dy gra janë vrarë dhe katër të tjera janë plagosur në një sulm rus në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës.

Kështu ka bërë të ditur guvernatori Yuriy Malashko në Telegram, i cili tha se njëra grua e vrarë ishte e 44-vjeçare, ndërkaq tjetra 77-vjeçare, shkruan Sky News.

Ai shtoi se katër gratë e plagosura janë dërguar menjëherë në institucion mjekësor. “Armiku do të përgjigjet për çdo jetë ukrainase që ka marrë”, ka shkruar tutje Malashko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt, është nderuar dy…