Vriten dy pilotë rusë nga rrëzimi i avionit në Siri

03 maj 2018 | 12:06

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë me dije se një avion i saj ushtarak u rrëzua të enjten në Siri, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve në bord.

Avioni “Sukhoi-30” është rrëzuar shumë shpejt pas nisjes nga baza ajrore Hmeimim në provincën Latakia të Sirisë, ka thënë ministria ruse dhe ka sqaruar se aeroplani nuk është qëlluar.

Disa agjenci ruse, duke cituar zyrtarë anonimë, ka thënë se hetimet e para tregojnë se incidenti mund të jetë shkaktuar nga një sulm i zogjve.

Rusia ka mbi 50 avionë luftarakë dhe helikopterë në Siri dhe një kontingjent të forcave tokësore, së bashku me një numër të konsulentëve dhe forcave speciale që veprojnë me ushtrinë siriane.

Rusia dhe Irani mbështesin qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën civile të këtij vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati për 8 milionë marka mes Xhavit Haliti dhe Anton…