Vriten së aku tre persona nga shpërthimi i një bombe në Iran

06 dhjetor 2018 | 12:06

Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se së paku tre njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në qytetin port Çabahar.

Sipas njoftimeve, shpërthimi ka ndodhur pranë një stacioni të policisë.

Agjencia e lajmeve “IRNA” ka cituar burimet e saj të kenë thënë se ka shumë gjasa që shpërthimi ka qenë “sulm vetëvrasës” kundër policisë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Çabahar është një qytet në Gjirin e Omanit, rreth 100 kilometra në perëndim të kufirit të Iranit me Pakistanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara, për herë të parë në dy vjet,…